E Martë, 3 Nëntor 2026

EURO U-17, Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e dytë të Grupit A ndaj Gjermanisë

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-17 i është rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e radhës në Grupin A të Kampionatit Evropian, ku do të përballet me Gjermaninë.

Kuqezinjtë zhvilluan një seancë të lehtë në palestër dhe fizioterapi, ndërsa grupi i lojtarëve që nuk u aktivizua në sfidën ndaj Portugalisë zbriti në fushë, ku stërvitja u përqendrua te puna me topin dhe situata të ndryshme loje.

Shqipëria U-17 do të mbyllë nesër përgatitjet për ndeshjen e dytë të grupit ndaj Gjermanisë, që do të luhet të enjten, më 22 maj, në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

1 nga 4

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›