Balla replikon me Kaprin: E turpshme të hidhet baltë mbi ambasadorë të shkëlqyer

TIRANË, 19 shkurt /ATSh/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot në Kuvend se ambasadorët e Shipërisë janë burra dhe gra të nderuar që bëjnë punën e shtetit.
Balla replikoi me deputetin e partisë “Mundësia”, Erald Kapri, i cili u shpreh se emërimet në diplomacinë shqiptare janë nepotike, duke sjellë shembullin e ambasadores shqiptare në Athinë, Luela Hajdarga, e cila sipas Kaprit është zgjedhur në atë pozicion sepse është e bija e dikujt, ish-ministrit Luan Hajdaraga.
Në përgjigje të Kaprit, Balla tha është e turpshme që vihet në Kuvend dhe hidhet baltë mbi Luela Hajdaragën, e cila ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultate të shkëlqyera, studiuar në Zvicër, rikthyer në Shqipëri për të dhënë kontributin e saj dhe emëruar në ambasadë kur babai i saj nuk jetonte më.
“Turp të të vijë që s’di ta mbash turpin.Të flasësh ti për Artur Kukon, se s’paskemi ne ambasadorë, s’kemi ambasadorë? Ti Artur Kukos i merr atë që s’thuhet. Të flasësh ti për Anilën, ambasadoren tonë të shkëlqyer në Romë. Të flasësh ti për ambasadorin tonë të shkëlqyer në Bruksel, ndër ambasadorët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ty të të vijë turp që keqpërdoresh. Se kam hall se këto fjalime t’i jep ai tutori që ke ngjitur”, tha Balla.
/e.i/j.p/