UASHINGTON – Orban: Organizatat ndërkombëtare kanë dështuar, Bordi po lëviz në drejtimin e duhur

UASHINGTON, 19 shkurt /ATSH-ANSA/ – Organizatat ndërkombëtare kanë dështuar të përmbushin rolin e tyre në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në mbarë botën, deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban gjatë takimit të parë të Bordit të Paqes.
‘’Nevojiten nisma të reja për të promovuar paqen në nivel global. Jemi të bindur se iniciativa e presidentit Trump për të krijuar Bordin e Paqes është një hap në drejtimin e duhur’’, shtoi ai.
‘’Jemi krenarë që jemi ndër anëtarët themelues dhe të lumtur që jemi pjesë e një kompanie kaq të madhe”, tha kryeministri hungarez Viktor Orban. /os/