E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballsh, tre në pranga për grabitjen e naftës

 

Dy punëtorë të uzinës së naftës dhe një drejtues autoboti janë arrestuar në flagrancë nga policia

BALLSH- Uzina e Përpunimit të Naftës në Ballsh është bërë shpesh herë gjatë kohëve të fundit objekt i grabitjeve nga punëtoret e saj. Dje është shënuar rasti i dytë brenda këtij viti që policia lokale ka arrestuar punëtorë të uzinës me akuzën e vjedhjes së naftës. Mëngjesin e djeshëm, në kuadrin e operacionit të koduar "Gërshërët 7", policia ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Burimet zyrtare të policisë theksuan se të arrestuarit janë Spartak Shehaj, 41 vjeç, Hedije Asimetaj, 42 vjeç dhe Klodjan Saliaj, 22 vjeç. "Shtetasit Spartak Shehaj me detyrë shef reparti në sektorin 164 në KPTHN Ballsh dhe Hedije Asimetaj, punëtore ngarkimi në këtë repart kanë ngarkuar një autobot me targa "FR 3850 B" një sasi prej 1850 litra gazoil më tepër se sasia e pasqyruar në faturën tatimore të shitjes. Sasia e lëndës djegëse gazoil e ngarkuar në këtë autobot ishtepër llogari të Drejtorisë së Shpërndarjes së Karburanteve në Fier ku transportimi i këtij autoboti do të bëhej nga shtetasi Klodian Saliaj",- thanë burimet e policisë lokale. Sipas tyre, pasi janë verifikuar dokumentet është bërë edhe sekuestrimi i autobotit si dhe një sasi prej 12850 litra gazoil që ndodhej në të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›