Balluku: Ndërhyrje në kushte ekstreme për rikuperimin e linjës së Lunxhërisë

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se të gjitha institucionet përgjegjëse vijojnë të jenë në krye të detyrës, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike.
Sipas saj, skuadrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), në bashkëpunim me Forcat e Armatosura dhe strukturat e Shtabit të Emergjencës në qarkun e Gjirokastrës, janë angazhuar në terren për rikuperimin e linjës elektrike të Lunxhërisë.
Balluku theksoi se ndërhyrjet po kryhen në kushte ekstreme, me synimin për të garantuar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike dhe për të përballuar në kohë situatat e krijuara nga moti i keq, duke siguruar mbështetje për komunitetet e prekura.
/e.xh/r.e/a.f/