E Diel, 1 Nëntor 2026

Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Zv/kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informoi pasditen e sotme se operimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas vijojnë normalisht gjatë ditës deri në këto momente.

Balluku theksoi se “situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme duke shkaktuar në disa raste shmangie ose vonesa gjatë uljes”.

“Shërbimet e lundrimit ajror janë plotësisht të angazhuara për të menaxhuar çdo situate të pazakontë që mund të krijohet si pasojë e përkeqësimit të mundshëm të kushteve meteorologjike gjatë orëve në vijim”, tha Balluku.

Si pasojë e kushteve jo të favorshme meteorologjike, disa fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës kanë pësuar ndryshime në oraret e mbërritjes dhe nisjes edhe gjatë ditës së sotme.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›