E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balluku i përgjigjet Berishës pasi mohoi blerjen e votave: Vidhni, vrisni e mallkoni e pastaj thoni nuk e kemi bërë ne

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, aktualisht Drejtuese Politike e PS në Qarkun e Fierit, ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili i cilësoi simulim blerjen e votave në Lushnjë,

Në reagimin e saj Balluku thekson se është e njëjta histori, ku pasi bëjnë krimin e mohojnë atë, njosoj si me vrasjet e pafajshmëve, të cilat sërish donin t’i mohonin.

View this post on Instagram

A post shared by Belinda Balluku (@belindaballuku)


Reagimi i Ballukut:

Fushatë e re, avaz i vjetër! Po të njëjtat skema, po e njëjta situatë me Partinë e Kënetës????. Vjedhin, vrasin, shpifin e mallkojnë dhe më pas thonë – jooooooooo nuk i kemi bërë ne, por ata. Akuzojnë burra e gra, pleq e fëmijë për bëmat e tyre, por i ka dal boja prej 12 vitesh tashmë.

Po përgatisin skenarin për humbjen historike të Partisë së Kënetës me këto deklarata e veprime të dëshpëruara, ndaj ju mos ia kurseni më 11 Maj shuplakën finale!????

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›