E Diel, 1 Nëntor 2026

Banesa u përfshi nga flakët – Humb jetën nga asfiksia i moshuari në Tiranë

Mbrëmjen e së enjtes një banesë në katin e parë të një pallati në Tiranë u përfshi nga flakët e zjarrit, duke shkaktuar humbje e jetës së një të moshuari.

Policia e kryeqytetit saktësoi se bëhet fjalë për 72-vjeçarin Theodhor Llulla, i cili ishte i vetëm në banesë në momentin e ngjarjes së rëndë.

Duke qenë se ishte person me aftësi të kufizuara, ai nuk mundi që të dilte nga shtëpia, çka i shkaktoi asfiksimin dhe më pas humbje e jetës.

Ishin banorët e pallatit ata që njoftuan shërbimin zjarrfikës dhe policinë, të cilët ndërhynë për shuarjen e flakëve, por nuk arritën dot që të shpëtonin të moshuarin.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Ali Demi” në kryeqytet, ku bëhet me dije se 72-vjeçari jetonte i vetëm, shumë pranë godinës së shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”.

Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›