E Diel, 1 Nëntor 2026

GJKKO pushon akuzat për zyrtarët e ARRSH, akuzoheshin për shkelje me tenderin 22 mln € të Lotit I-rë të Unazës së Re

GJKKO pushoi të premten (13 mars) akuzat për gjashtë zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët u akuzuan nga SPAK për shkelje me tenderin 22 milionë euro të Lotit të parë të Unazës së Re.

Sipas GJKKO-së, ndjekja penale u parashkrua pasi kaloi afati 5-vjeçar, duke bërë që të pushohen akuzat për: Arbër Trokën, Miranda Shkurtin, Nikollaq Mihalin, Almir Hoxhën, Admir Pahumin dhe Erjon Zemanajn.

Në qershorin e vitit të shkuar, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen, me akuzat për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Bëhet fjalë për rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, të shpallur më 14 qershor 2019 dhe firmosur më 22 tetor 2019.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›