E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka e Shqipërisë licenson bankën e parë digjitale në vend

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi sot licensimin e aktivitetit të “Jet Bank”, banka e parë digjitale në Shqipëri.

Sipas njoftimit të BSH-së, kjo bankë do të ushtrojë veprimtaritë financiare në përputhje me kushtet dhe kërkesat e licensës së miratuar nga Banka e Shqipërisë.

Kjo bankë synon të sjellë një model inovativ të shërbimeve financiare, të ndryshëm nga modelet tradicionale bankare, duke u fokusuar në teknologjinë dhe aksesin e thjeshtuar për klientët.

Zgjerimi i tregut bankar me një bankë të këtij profili pritet të rrisë konkurrueshmërinë ndërmjet aktorëve ekzistues, duke kontribuar në uljen e kostove dhe tarifave të shërbimeve bankare për qytetarët dhe bizneset.

Aktualisht, në Shqipëri operojnë 11 banka. Me miratimin e bankës së re, ky numër rritet në 12.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›