Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit, guvernatori Sejko: Ekonomia vijon rritjen pozitive solide, papunësia zbriti në 8.3%! Rritje me 6.8% e pagave gjatë 3 muajve
Ditën e sotme, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është mbledhur për të përcaktuar vendimmarrjen e politikës monetare.
Pas mbledhjes, në një konferencë për mediat, Guvernatori Sejko tha se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën banzë të interesit, në 2.5%.
Sejko tha gjithashtu se ekonomia shqiptare vijon të ketë rritje pozitive solide, teksa shtoi se shkalla e papunësisë në fund të 6 mujorit të parë të vitit zbriti në 8.3%.

Guvernatori Sejko shtoi se kërkesat për punë dhe vështirësitë e bizneseve për sigurimin e fuqisë punëtore, kanë vijuar të ushtrojnë presion mbi pagat, duke çuar sipas tij në rritjen e tyre me 6.8% në terma realë.
“Shkalla e papunësisë zbriti në 8.3% në fund të 6 mujorit të parë. Kërkesat për punë dhe vështirësitë e bizneseve për sigurimin e fuqisë punëtore, kanë vijuar të ushtrojnë presione mbi pagat, që u rritën me 11.6 % në terma nominalë dhe 6.8% në terma realë gjatë këtij 3-mujori”, tha mes të tjerash Sejko.
Lajm në përditësim...