E Hënë, 2 Nëntor 2026

Banka ekspozitë për paranë në një shekull, Sejko: Kjo është historia e një populli

“Paraja rrëfen”, ekspozita për 100 vjetorin e kartëmonedhës shqiptare është hapur edhe në Kosovë, në ambientet e Bankës Qendrore.

Ekspozita përveçse tregon ndryshimet e pësuara në seritë e monedhave dhe kartëmonedhave si pasqyrimi zhvillimeve të kohës, ka edhe objekte, dokumente e artefakte të rralla.

“Kjo ekspozitë është një shembull i marrëdhënieve shumë të mira dhe koordinimit perfekt që ka Banka e Shqipërisë me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Kemi shumë projekte të përbashkëta dhe po punojmë në drejtim të stabilitetit financiar, mbikëqyrjes bankare të zhvillimit të sistemeve të pagesave dhe shumë projekte të tjera të cilat janë në funksion të ekonomisë’, u shpreh Sejko.

Zgjedhja e Prishtinës si ndalesë tha guvernatori, Gent Sejko, pasqyron historinë e përbashkët dhe lidhjet e thella ndërmjet shqiptarëve.

“Në Shqipëri jemi bërë anëtar të SEPA-s dhe Banka Qendrore e Kosovës po bashkëpunojmë që të bëhet anëtare e SEPA-s. Projektet për digjitalizimin dhe modernizimin e pagesave do të bëjnë që pagesat të jenë më të shpejta dhe me kosto më të ulëta”, tha ai.

Sejko tha se ekspozita nuk është vetëm një ‘përvojë muzeale’. Ekspozita në Kosovë që përkon edhe me Festës së Pavarësisë së Kosovës, dhe do të jetë e hapur deri më 20 shkurt. Kurse ekspozita në Shqipëri do të jetë e hapur për tu vizituar nga qytetarët deri më 20 korrik të këtij viti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›