E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët protestojnë për rrugën në Shkodër, tubuesit kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve

I përkasin njësisë administrative Rrethina të Bashkisë Shkodër, por jetojnë si në mesjetë me rrugë të amortizuar, pa ndriçim, mungesë uji të pijshëm dhe rrjet elektrik të kohës së diktaturës, që i lë në të shumtën e herës pa drita.

Banorët e Hotit të Ri zgjodhën të dalin në protestë duke kërkuar vëmendjen e bashkisë Shkodër, pasi vështirësitë me të cilat përballen janë të shumta.

Nëse rruga e tyre nuk rikonstruktohet deri më 11 maj, ato paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve parlamentare.

Edhe më përpara banorët e Hotit të Ri në Shkodër kanë ngritur zërin për këto probleme por deri më tani nuk kanë gjetur zgjidhje.

Janë rreth 2 mijë persona, mes tyre fëmijë, të moshuar dhe invalid që përshkojnë këtë rrugë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›