E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi me thikë bashkëshorten në Sarandë, arrestohet 55-vjeçari

Policia e Sarandës ka arrestuar 55-vjeçarin A.B, i cili ditën e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten e tij Miranda Budini.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 në lagjen nr.4 në Sarandë.

55-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë në bark bashkëshorten.

Policia njofton, se brenda 24 orësh u bë lokalizimi dhe arrestimi i tij në vendin e quajtur “Kthesa e Kakomes”.

Mësohet se 51-vjeçarja ndodhet e shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›