E Diel, 1 Nëntor 2026

Barazim i çmendur mes Vorës dhe Partizanit

Vora dhe Partizani kanë dhuruar një barazim të çmendur 2-2 në ndeshjen e javës së 28-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Pjesa e parë dhuroi emocione të mëdha në fundin e saj. Vora arriti një avantazh të dyfishtë me Luis Felipe 43’ dhe Chibuike 45’+2, ndërsa të kuqtë ngushtuan diferencën me Doumbia 45’+7.

Situatë e ngjashme dhe në fundin e pjesës së dytë me Doumbia që u ndëshkua me karton të kuq në fundin e kohës së rregullt, ndërsa autogoli i Chibuike në minutën e pestë shtesë vulosi rezultatin 2-2 në këtë sfidë.

Një pikë që e ngjit Partizanin në kuotën e 43 pikëve, vendi i katërt, ndërsa Vora mban vendin e tetë me 27 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›