Bardhi-Çaushi, sherri ndërgjinor/ I pari: Farsë në Fier. E dyta: Janë të tutë Gaz!

Sezoni parlamentar po afron, bashkë me të dhe ndryshimet e posteve. Gazment Bardhi është zhdukur prej 11 majit, pas humbjes historike të tij në Fier, por në këmbim të postit, rezultati duhet justifikuar.
Me siguri nga pushimet, ai është shfaqur mjaft aktiv në rrjetet sociale. Denoncon me video farsën e Fierit.Me këtë video, Bardhi denoncon kontrollin masiv të votës dhe fshehtësisë së saj në Tërbuf, sipas tij komisionerët e PS.
Por, deputetja e re socialiste e Fierit, Zegjine Caushi e ka kapur mat Gazin. Me një videomesazh, ajo e korrigjon, e i thotë se komisionerët në video nuk janë të PS, por të PD.
“O gazo, po s’ka nevojë ta marrë vesh çdo ditë e gjithë dynjaja që ti nuk njohe kurrë komisionerët e PD-së në qarkun e Fierit, e jo më votuesit. Dole Po mirë, pyet një herë, para se të nxjerrësh nga këto perlat që nxjerr, pyet një herë si turist kalimtar që ishe, kush janë këta që po tundin kutinë. Ja ta them unë, e ta marrin vesh të gjithë Gazo që ti vetëm drejtues politik nuk je. I pari është Behar Gjoshi, sekretari i komisionit për Partinë Demokratike dhe i dyti, Denis Murrizi, anëtar komisioni për PD-në”
Me korrigjimin e Zegjinesë, Gazi tani duhet të sqarojë, kush ka bërë vërtet farsën në Fier? Komisionerët e tij, apo të Berishës?
Por Zegjineja, që nuk e lë Gazin të turpërohet kollaj, i jep një këshillë për në shtator, para se të takohen në parlament.
“Eh, po nuk rri rehat e vazhdon e gabon, se lë dot të turpërohet. Se në fund të ditës është Gazi im. Thuaji bababufit të të çojë në Kavajë, më dëgjo mua, mirupafshim deri në gafën e radhës” / abcnews.al /