Bardhi: Protesta, e vetmja dritë që ndriçon në këtë vend

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se sa më shumë qytetarë i bashkohen protestës kundër investimit në Zvërnec, aq më shumë humbet durimin Edi Rama.
Bardhi theksoi se “protesta është e vetmja dritë që ndriçon në këtë vend, të cilin Edi Rama e ka zhytur në korrupsionin më shkatërrues të 35 viteve të fundit”.
“Fashist është ai që nuk pranon se qytetarët mendojnë ndryshe dhe shpik armiq të huaj pas çdo proteste”, shtoi Bardhi, duke reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit, Edi Rama.
/m.m/a.f/