E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bardhi: SPAK ka regjistruar procedim penal për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi tha sot se impianti fotovoltaik në digën e Zadejës është një aferë korruptive dhe se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet në lidhje me këtë aferë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se “impianti fotovoltaik në Digën e Zadejës me vlerë 8 milionë euro është një aferë korruptive për të cilën kam bërë kallëzim penal dhe SPAK ka regjistruar zyrtarisht procedimin penal nr. 226/2024”.

Bardhi thotë më tej se ky është procedimi i katërt penal që regjistrohet, krahas procedimeve penale për tunelin e Llogorasë, shitblerjen e energjisë nga KESH sh.a. dhe dy anijet për prodhimin e energjisë në Vlorë.

“Tashmë i takon prokurorëve të SPAK të dëshmojnë nëse kanë forcën të ndëshkojnë aferat korruptive”, shkruan Bardhi ndër të tjera.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›