Bardhi i përgjigjet Ramës pas dënimit të Salianjit: Të mban në pushtet krimi i organizuar

Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Gazment Bardhi I është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, në lidhje me dënimin e Ervin Salianjit.
Bardhi e cilëson Ramën të pafytyrë dhe frikacak, teksa thotë se ka bërë ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge.
“I paftyrë dhe frikacak! Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën.
Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!
Ti je i vetmi Kryministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emëroj Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge.
Ti je i vetmi Kryeministër në botë që të trimëron dhe të mban në pushtet krimi i organizuar.
Ti je i vetmi Kryeministër në botë që bëre deputet e kryebashkiak trafikant droge, vrasës e përdhunues.
Do mbetesh unik në historinë botërore për fundin e tmerrshëm dhe të afër që të pret”, është shprehu Bardhi.
Rama reagoi më herët për dënimin e Salianjit dhe tha se se sot u ushtrua për herë të parë nga gjykatat e vendit e drejta e sanksionuar në ligj për dënimin penal të kategorisë më të neveritshme të Shpifjes, Kallzimit të Rremë.
Salianji u shpall fajtor për “Kallëzim të rremë” për dosjen Babale ku përmes një audio-përgjimi akuzoi vëllain e ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn si trafikant droge. /vizionplus.tv