Bardhi takime në Kongresin Amerikan: Shqipëria, krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ndodhet në SHBA ku është takuar me përfaqësues republikanë dhe demokratë në Capitol Hill.
Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se, Shqipëria është krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA.
“Capitol Hill, Washington DC Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Kongresin Amerikan, ku kisha mundësi të diskutoja me përfaqësues republikan dhe demokrat. SHBA mbetet lider botëror në garantimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në botë. Shqipëria është krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA“, shkruan Bardhi në Facebook.