Baristi e marinari i tragetitme droge nga Durresi ne Bari
Dy kilograme heroine e sekuestruar dhe dy marinare shqiptare te arrestuar. Ky eshte bilanci i nje kontrolli te kryer ne portin e Barit nga oficeret e Guardia Di Finanza dhe nga funksionaret e zyres se Doganes. Droga ishte fshehur dhe lidhur me rripa nen xhupat e dy marinareve te tragetit Riviera del Conero e kompanise shqiptare te trageteve Adria dhe transportohej nga Durresi ne Bari. Kompania Adria nuk ka asnje pergjegjesi per ngjarjen
Dy marinaret shqiptare 32 dhe 22 vjec punonin ne tragetin e pasagjereve njeri si barist i tragetit dhe tjetri si marinar. Qe te dy fale profesionit hynin e dilnin pa pengesa nga porti i Barit dhe kjo lehtesi i kishte transformuar ne korriere heroine. Hetuesit dyshojne se kane transportuar droge disa here te tjera.
Mengjesin e te shtunes disa ore nga mberritja e tragetit ne portin e Barit dy marinaret u drejtuan nga dalja e portit duke pershendetur ne menyre miqesore oficeret e Guardias qe I shihnin gjithmone. Nje prej oficereve dyshoi pasi pavaresisht temperaturave te larta dy marinaret ishin veshur me xhupa shume te trashe. Pasi I thane qe tI hapnin fare lehtesisht u zbulua heroina e lidhur me rripa nen xhup.
Dy marinaret shqiptare u arrestuan me akuzen e trafikut nderkombetar te droges dhe kontrabande doganore. Heroina nese do te shitej ne treg do te kishte nje vlere te pakten 100 mije euro.