Barnat për humbje peshe, të disponueshme edhe për kafshët shtëpiake

NJU JORK, 7 dhjetor /ATSH/- Barnat për humbje peshe mund të jenë së shpejti të disponueshme edhe për kafshët shtëpiake, sipas CBS News.
“Okava Pharmaceuticals”, me seli në San Francisko, sapo lançoi MEOW-1 — një studim klinik – gjatë të cilit u përdor një implant i vogël nën lëkurë te 50 mace për të përfituar një ilaç GLP-1 gjatë gjashtë muajve.
“Implanti, i quajtur OKV-119, është projektuar për të imituar shumë nga efektet fiziologjike të agjërimit — ndjeshmëri të përmirësuar ndaj insulinës, masë të reduktuar të yndyrës dhe metabolizëm më efikas të energjisë — pa kërkuar ndryshime të rëndësishme në rutinat e të ushqyerit ose pa prishur lidhjen njeri-kafshë që shpesh përqendrohet rreth ushqimit”, tha Michael Klotsman, CEO i “Okava”.
Sipas kompanisë, ky ilaç ka potencialin të përmirësojë cilësinë e jetës së maceve dhe të nxisë plakjen e shëndetshme.
Ekspertët thonë se afërsisht gjashtë në 10 mace në SHBA vuajnë nga mbipesha.
“Në mjekësinë veterinare për 100 vitet e fundit, e vetmja recetë që kishim ishte pakësimi i ushqimit dhe kjo nuk funksionon për të gjitha llojet e obezitetit”, tha Dr. Ernie Ward, një ekspert i lartë i obezitetit për kafshët shtëpiake.
Ward tha se përfitimet mund të shkojnë përtej humbjes së peshës, duke iu referuar të dhënave njerëzore që tregojnë përmirësime në rrezikun e diabetit dhe shëndetin afatgjatë.
Sipas “Okava”, ilaçi t’u kushtojë pronarëve rreth 100 dollarë në muaj.
Rezultatet nga prova MEOW-1 priten verën e ardhshme.
Kompania do të kërkojë miratimin e FDA-së për përdorim nga macet në dy vitet e ardhshme – dhe shumë shpejt edhe nga qentë. //a.i/