E Diel, 1 Nëntor 2026

Piloti i “McLaren”, Lando Norris siguron titullin botëror në “Formula 1”

ABU DABI, 7 dhjetor /ATSH-DPA/-  Britaniku Lando Norris i “McLaren” ka siguruar titullin botëror të pilotëve të “Formula 1” për herë të parë.

Norris, 26 vjeç, u rendit i treti në Çmimin e Madh të Abu Dabit, që i dha fund sezonit, pas fituesit Max Verstappen të “Red Bull” dhe shokut të ekipit, Oscar Piastri.

Por ky rezultat ishte i mjaftueshëm për të siguruar titullin vetëm dy pikë përpara Verstappen dhe 13 pikë përpara Piastri.

Ky është titulli i 13-të i kampionatit botëror për një pilot të “McLaren” dhe Norris është i pari që e fiton atë për ekipin britanik që nga fitorja e Lewis Hamilton në vitin 2008.

“McLaren” ka fituar gjithashtu titullin e Konstruktorëve për vitin 2025. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›