E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkëpunimi Shqipëri-Arabi Saudite, Rama takon Princin e Kurorës dhe kryeministrin Mohammed bin Salman

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Arabinë Saudite, në një takim me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud në Pallatin Mbretëror.

Kreu i qeverisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se është diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimeve mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm.

“Riad – Në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud, për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm”, shkruan Rama.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›