Bashkëpunimi shkencor Kosovë-Shqipëri, Shiroka Pula pret përfaqësuesit e akademive - ATSH -
PRISHTINË, 2 nëntor /ATSH/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula priti në takim akademikët Anastas Angjeli nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Besnik Krasniqin nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), si dhe akademikun Lulzim Tafa, anëtar i jashtëm i ASHSH.
“Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit institucional dhe të mbështetjes së iniciativave të përbashkëta që ndihmojnë zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.
/KosovaPress/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
