E Martë, 3 Nëntor 2026

Bashkia Durrës ofron asistencë për përdorimin e platformës e-Albania

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako njoftoi sot se në të gjitha sportelet e zyrës për marrëdhëniet me publikun në bashki dhe në njësitë administrative janë vënë në dispozicion sportele shërbimi për qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania.

Shërbimi është i hapur për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë vendit dhe që kthehen gjatë periudhës së verës, të cilët mund të marrin ndihmë për aplikime dhe përdorimin e shërbimeve të ndryshme që ofron portali e-Albania.

Punonjësit e dedikuar në këto sportele janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje për çdo kërkesë që lidhet me platformën digjitale.

1 nga 8

/a.f//r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›