E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqipëri – Ukrainë, bashkëpunim për drejtësinë dhe rrugën drejt Europës

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja priti në një takim në Tiranë  zëvendëskryeministren dhe ministre e Drejtësisë të Ukrainës, Olha Stefanishyna.

Manja tha se takimi u fokusuar tek angazhimi i përbashkët për nënshkrimin e një memorandumi në fushën e drejtësisë.

“U dakordësua forcimi i bashkëpunimit përmes: Nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi në fushën e drejtësisë; Shkëmbimit të përvojës për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit; Bashkëpunimit për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe Zhvillimit të marrëdhënieve në sistemin penitenciar dhe në fushën e mjekësisë ligjore”, theksoi Manja.

Ministri bëri të ditur se Shqipëria qëndron krah Ukrainës dhe të drejtës ndërkombëtare përballë agresionit rus.

“Do të shtojmë gjithashtu kontributin tonë për Tribunalin e Ukrainës, për të mbështetur dokumentimin dhe ndëshkimin e krimeve të luftës. Drejtësia ndërtohet çdo ditë me partneritet, vullnet dhe miq që nuk të lënë vetëm”, deklaroi Manja.

1 nga 4

/e.xh//r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›