Bashkia e Lezhës binjakëzohet me Gjakovën, bashkëpunim në arsim dhe turizëm

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Bashkia e Lezhës nënshkroi sot një marrëveshje binjakëzimi me komunën e Gjakovës, në Kosovë.
Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të vizitës në Gjakovë të kryetarit të bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.
“Sot në Gjakovë, gjatë një takimi zyrtar në Komunën e Gjakovës, finalizuam me kryetarin Ardian Gjini marrëveshjen e binjakëzimit ndërmjet bashkisë Lezhë dhe Komunës së Gjakovës”, u shpreh Ndreu.
Ky hap i rëndësishëm, sipas tij, “hap rrugën për një bashkëpunim më të ngushtë në fushat kyçe si trashëgimia kulturore, arsimi dhe turizmi, fusha që na lidhin historikisht dhe na frymëzojnë për të ardhmen”.
1 nga 11/m.m//r.e//a.f/