E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia perze SHISH-in dhe Shkollen e Bashkuar

Kryebashkiaku Basha u ka kerkuar eksperteve qe po merren me hartimin e planit urbanistik te kene parasysh idene e nje Tirane policentrike. Qe do te thote se Tirana do te kete edhe 5 qendra te tjera. Njera prej tyre do te jete te Qendra Universitare Spitalore Nene Tereza ndaj ekspertet kerkojne spostimin e SHISH dhe te shkolles se bashkuar per te marre ambientet e tyre.

Takimi me ekspertet qe po merren me hartimin e planit te ri urbanistik te Tiranes eshte zhvilluar dy dite me pare. Kryebashkiaku Basha ka degjuar me vemendje propozimet e eksperteve dhe ka deklaruar se Tirana nuk fillon dhe perfundon vetem me qendren e saj.

Duke ecur ne kete linje e cila sipas eksperteve eshte propozuar edhe gjate fushates zgjedhura synohet te ngrihen edhe 5 qendra te tjera te Tiranes. Konceptin e policentrizmit e ka shpjeguar ne fakt vete keshilltari i kryeministrit per ceshtjet e urbanistikes Flamur Kuci. Vete qyteti ne keto kufij qe eshte sot apo ne ato kufij qe ne po projektojme ndien te nevojshme krijimin e atyre qendrave qe jane tipike per nje qender sherbime administrative institucionale administrative sherbime komerciale sherbime te biznesit rekreacionale sherbime pse jo edhe te gjelberimit sherbime social-kulturore. Sherbime qe nuk po I perballon dot qendra ekzistuese e Tiranes.

Me tej ai ka folur edhe per zonat se ku do te mund te ndertohen keto qendra te reja te Tiranes. Ajo qe te bie ne sy eshte se per te krijuar nje qender te tille sherbimesh qe ne planin urbanistik synohet te jete te QSUT per shkak se mbledh nje fluks te madh njerezish ekspertet kerkojne qe te spostojne Sherbimin Informativ Shqiptar SHISH dhe ish-shkollen e bashkuar pasi ambienti i QSUT eshte i vogel. Pjesa e spitalit Nene Tereza qe ne sugjerimin tone do te duhej edhe pak terren pra nese arrijme te spostojme shkollen e Bashkuar si dhe SHIK fitojme nje terren shume te mire per te ofruar shtese dhe per te krijuar nje pol te ri zhvillimi qe mbledh nje pjese te mire te zones lindore te qytetit - ka thene Flamur Kuci. Ndersa sa u perket qendrave te reja te Tiranes ata propozuar qe te jene njera te fusha e Aviacionit qe do te mund te mbuloje pjesen perendimore me sherbime te tipit qender dhe Kombinati mund te sherbeje nese fusim sherbimet e duhura nje lloj poli. Ne pjesen jugperendimore eshte pjesa poshte diges se Liqenit qe ofron potenciale te mira per sherbime te qendres rekreacionale pjesa jugindore prezenca e qytetit Studenti dhe nje pellgu te mire aty krijon mundesi per krijimin e nje poli te tille si dhe Kamza eshte ne vetvete nje lloj poli zhvillimi si edhe nje lloj qenderzimi ku do te jete e nevojshme edhe zona ekonomike ne pjesen e Laknasit.

Koncepti i Tiranes policentrite eshte mirepritur edhe nga kryebashkiaku Lulzim Basha. Ky eshte momenti per tiu rikthyer nje koncepti aspak te ri shume te perfolur por jo te aktualizuar atij te Tiranes policentrike. Merita e ketij koncepti eshte hapja e mundesive e hapesirave dhe zvogelimi presionit te tmerrshem ne qender te Tiranes me gjithe pasojat qe kjo ka pasur dhe do vazhdoje te kete ne qofte se nuk do te hedhim me vendosmeri hapat e duhur drejt Tiranes policentrike - ka deklaruar Basha gjate ketij takimi me ekspertet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›