E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Ja ku isha kur uvrane 4 demonstruesit

TIRANE- Kryetari i PS Edi Rama ne nje interviste per emisionin Tonight te Ilva Tares ka deklaruar se shpreson shume ne hetimin e 11 janarit tashme qe dhe SHBA ka dhene ndihmesen permes FBI. Ai kujton tragjedine e vitit te kaluar dhe perpjekjet per qetesimin e situates duke akuzuar Berishen se vrau qytetaret.
LSI dhe PD ju akuzojne per protesta te dhunshme me 2 janar
Opozita ne bulevard ishte e paarmatosur. Opozita u provokua rende dhe gjendja doli jashte kontrollit edhe per pergjegjesine ekskluzive te forcave te rendit te cilat nderhyne mbi protestuesit ende pa filluar demonstrata kur protestuesit ishin duke ecur ne bulevard. Qe une bashke me te tjere kemi organizuar demonstraten e 21 janarit kjo nuk ka pike dyshimi por qe dhuna ka qene nje produkt i keqadministrimit nga ana e policise te demonstrates. Per me teper nuk ka asnje shans qe ne demokraci te vesh nje shenje barazimi midis reagimit te dhunshem te nje proteste e vrasjes se protestuesve. Te vrare nga plumbat e shtetit sjane pare qysh pas luftes se dyte boterore.
Z.Rama ku ndodheshit ne momentin e vrasjeve te protestuesve
Ne kemi qene te gjithe se bashku me kreret e koalicionit me Pandeli Majkon e disa te tjere. Kemi qene duke ecur drejt kryeministrise dhe aty kam pare me syte e mi se si eshte provokuar turma. Kemi qene duke kaluar uren e Lanes kur kemi pare blindat qe dolen nga pas kryeministrise dhe u leshuan mbi turmen ushtroi dhune drejt turmes me uje dhe gaz lotsjelles. Aty ne beme nje zmbrapsje dhe qendruam per nje kohe te gjate tek ana tjeter e ures mu ne dalje te parkut Rinia. Te vraret fatkeqesisht gje qe e ngarkon me nje pergjesi absolute qeverine kane marre plumbat kur protesta ishte ne fund.
Me ke komunikuat
Une kam komunikuar ne menyre te vazhdueshme me deputete te PS duke u munduar te bej sa te mundem te cilet ishin ne pjesen e meperparme dhe fatmiresisht jane te gjitha deshmite se si deputeet te PS kane bere cmos per te terhequr turmen dhe per ta larguar nga vendi ku kerciti nje masaker e vertete me forcat speciale. Pra eshte absolutisht barbare qe sot e gjithe diten ata qe duhet te pergjigjen per urdhrat qe dhane dhe ata qe hapen zjarr te jene nen uniformen e shtetit dhe madje ne krye te qeverise. Te mos harrojme se ka pasur dhjetra te plagosur qe dora e zotit i mbrojti nga nje fat me i keq dhe qindra njerez te rrahur neper komisariate. Sic ka pasur dhe procese gjyqesore per disa nder ta nderkohe qe ska ende asgje per ata qe duhet te pergjigjen para drejtesise per vrasjen e 4 demonstruesve te pafajshem per plagosjen e shume te tjereve.
Berishes ne nje interviste per Bugajskin pranoi se ka pasur plumba rikoshete te Gardes
Mendoj qe i pari i qeverise ka ndryshuar pozicion duke qene i vetedijshem se rruga per ti ikur se vertetes ka filluar te ngushtohet dhe brockullat me stilolapsa pistolete e me puc per te permbysur pushtetin e tij te korruptuar nuk i ha askush dhe nuk gjejne asnje perputhje per provat qe disponon sot i gjithe publiku fale punes se medias. Pasi ka mbaruar protesta ska pasur ndonje gezhoje ne bulevard por ka qene e mbushur me gezhoja e gjitha hapesira matane gardhit te Kryeministrise qe do te thote se qeveria ka zgjedhur te konfrontohet me arme me te gjithe protestuesit te cilet skane prekur teritorin. Brenda gardhit te kryeministrise dhe qe edhe po ta kishin prekur smund te merrnin pergjigje me zjarr. Kjo eshte barbari fashiste e patolerueshme per boten demokratike.
Blushi tha se vertet Saliu i vrau por ne do ti kishim shpetuarhellip
Fakti qe ata u vrane nuk ka te beje me ne. Ne beme gjithcka mundem per te ruajtur njerezit per te terhequr njerezit sepse dihet boterisht se nje tume e provokuar dhe e dale jashte kontrollit eshte veshtiresisht e permbajtshme. Deputetet tane i permbajten duke rrezikuar dhe vete te ishin viktima te plumbave.
Ekspertet e FBI sollen rezultatet. A ju duk e vonuar
Si mund te me duket e vonuar kur behet fjale per ekspertizen me te larte boterore dhe jam shume i kenaqur qe ketij procesi ju dha mbeshtetja e asaj eskpertize fale angazhimit te SHBA per te mbeshtetur nje hetim te thelle te paanshem dhe deri ne fund te asaj qe ndodhi ne 21 Janar. Nga ana tjeter besoj se rezultatet e ekspertizes se FBI do te jete e veshtire qe do tju dalin paloburrat e Shqiperise dhe tju thone qe do marrim ekspertize vendasa se ju nuk njihni realitetin.
Berisha ju kujtoi mesazhin e 23 Janarit Ai tha ndeshkim ekzemplar per Edi Ramen
Ky ishte rikonfirmimi i faktit qe Shqiperia eshte ne duar te papergjeshme dhe ne sundimin e nje mendjeje te coroditur sepse askund ne boten demokratike ku shqiptaret duan te jene pjese kryeministri nuk mund te flase me kete gjuhe qe i takon shekujve te shkuar per boten demokratike.
Jeni kercenuar. Fakti qe kercenuesit jane te lire ju frikson
Skam asnje frike.Vrasjet nuk ishin per mbrojtjen e institucionit por ishin vrasje qe u bene kur protesta kishte mbaruar por per te cuar mesazhin qe me mua apo me ne uzurpatoret e ketij pushteti mos guxoni te perballeni sepse ky eshte fundi qe ju pret.
Keni ndonje informacion mbi provat qe kane ardhur nga ekspertet e FBI
Jo nuk kam asnje informacion po perderisa kjo eshte konfirmuar zyrtaresisht jam jashtezakonisht i lehtesuar. Sic e thashe eshte ekspertiza me e larte boterore. Nuk mund te kishte fat me te mire per ceshtjen e 21 Janarit.
Qendrimi ndaj hetimit te 21 janarit. Prokuroria si ka vepruar
Une e thashe dhe duhet ta shtjelloj pak qe ka pasur shume padi te ngritura per protestues ashtu sic ka pasur denime. Sot nuk kemi njerez te denuar per vrasje apo per urdherimin e vrasjeve por nga ana tjeter jam i vetdijshem qe ky mund te kete qene hetimi me i veshtire i prokurorise se ka patur qe ne diten e pare perpjekje per te fshire ne menyre mafioze provat.
Nga kush
Nga ata qe kane ne dore ti fshine jo nga opozita. Fshirja e serverit te kryeministrise ne rast se ne ate server do gjendeshin prova per cadrat pistolete prova qe implikonin opoziten te jeni e sigurte qe sdo ishin fshire. U fshine sepse aty ka pasur dicka tjeter E dine ata qe i kane fshire sec ka pasur aty. Une kam marre thjesht dhe vetem shpjegime nga eksperte duke ju referuar shtypit por e verteta eshte qe ky eshte hetimi me i veshtire. Dhe pa dyshim pa mbeshtetjen e FBI ky hetim sdo arrinte ne konkluzione bindese.
Ne shtyp ka dale lajmi se javen e ardhshme mund te kete arrestime per shkak dhe te ardhjes se eksperteve te FBI. Keni besim se qeveria do qendroje larg ketyre hetimeve dhe arrestimeve
Nuk dua te spekuloj por dua te besoj qe para vendimeve shkencore te FBI do te jete shume e veshtire qe ekspertiza folklorike e Saliut te mund te kete vleren e nje rezistence zmbrapsese.
Berisha ju ka akuzuar se prokuroja Ina Rama dekonspironte hetimin tek ju Keni komunikuar me zonjen Rama
Une me Prokuroren e Pergjithshme per te cilen kam respekt per faktin qe eshte nje grua ne pozicion te veshtire kam kounikuar vetem njehere qe nga koha qe ajo eshte Prokurore e Pergjithshme. Ka qene nje komunikim publik. Kam shkuar ne zyren e saj dhe kam shprehur te gjitha shqetesimet si lideri i opozites lidhur me punen e Prokurorise. Te gjitha rastet e tjera kane qene thjesht kortezi. Pas 21 janarit skam komunikuar asnjehere me te.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›