E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkohen fizika kimia e biologjiaRuka Stop eksperimenteve

TIRANE- Reforma qe do te preke arsimin parauniversitar ne kuader te ligjit te ri te miratuar vetem pak dite me pare ne qeveri do te preke edhe kurrikulen. Me konkretisht ne arsimin 9-vjecar do te shkohet drejt bashkimit te teksteve te kimise biologjise dhe fizikes te cilat tashme do te zhvillohen si nje tekst i integruar dhe jo me si lende me vete.

Per ish ministrin e Arsimit Ethem Ruka njekohesisht edhe autor i disa teksteve te Biologjise apo te Diturise keto eksperimente qe po i behen sistemit tone arsimor jane te teperta. Ai na shpjegon se do te ishte mire qe kur behet fjale per vendimmarrje te tilla duhet qe me pare te behet nje debat publik te pyeten grupet e interesit dhe me pas te vendoset te merren ndryshime kaq te medha pasi prekin te gjithe sistemin arsimor. Sa i perket faktit te bashkimit te ketyre lendeve ne nje ne nje interviste per Shqiptarja.com Ruka shprehet se ne vendin tone nuk kane munguar deshtimet e provave te tilla.
Ne kuader te ligjit te ri te arsimit parauniversitar parashikohet qe fizika kimia dhe biologjia te zhvillohen si nje tekst i integruar dhe jo lende me vete ju si specialist a jeni dakord me kete ndryshim
Se pari une nuk jam ne dijeni fare te ketij ndryshimi pasi drafti neve nuk na ka ardhur. Dhe se dyti une mendoj se Ministria duhet te na shpjegoje se ku e ka marre modelin qe po ua servir nxenesve tane dhe cfare rezultatesh ka pasur. Ne aktualisht kemi praktika te tilla. Kemi Dituri Natyre qe behet ne klasen e katert por ajo nuk shkon me tej. Gjithashtu kemi edhe Shkencat qe behet ne vitin e fundit te shkolles se mesme por keto mbeten vetem ketu nuk ndjekin nje linje ne te gjitha vitet e shkolles. Ne vendin tone kemi pasur praktika te tilla qe kane deshtuar.
Ministria e Arsimit ka deklaruar se integrimi i ketyre teksteve behet per te ulur ngarkesen mesimore
Po kjo edhe mund te jete nje argument por duhet pare si do te jene te gershetuara keto tre lende ndaj Ministria duhet te shpjegoje se si do te funksionoje kjo gje me terma konkrete.
Ju a jeni ne dijeni se si do te behen ndryshimet konkrete
Jo une nuk jam ne dijeni ndaj edhe nuk mund te jap nje opinion perfundimtar sepse nuk i di detajet. Ne nuk jemi njohur me projektligjin e ri te arsimit parauniversitar.
Keto ndryshime qe parashikohen te behen a jane ne perputhje me vecorite e sistemit tone arsimor
Une mendoj se eksperimente te tilla duhet te marrin fund. Vetem pak kohe me pare u deklarua si arritje e madhe futja e teksteve te perkthyera te shkencave ekzakte. Ata deshtuan krejtesisht pasi nuk kishin te njejtin program me shkollat tona dhe nuk krijonin nje lidhje logjike. Tani ndermerret nje eksperiment tjeter. Une dua te di a jane konsultuar grupet e interesit per nje ndryshim kaq rrenjesor pasi ky draft parashikon ndryshimin edhe te struktures se arsimit baze
Ministria e Arsimit ka deklaruar se forma perfundimtare e draftit ka dale pas nje konsulte te gjate me grupet e interesit...
Po ministria mund ta kete konsultuar me dy-tre mesues por une edhe ne keto momente qe flasim nuk e kam ne dore nje kopje te ketij drafti dhe nuk di se per cfare flitet konkretisht ne te. Megjithate theksoj edhe nje here qe eksperimente te tilla duhet te marrin fund. Kjo edhe per faktin se ne tani jemi ne fund te nje reforme te nisur ne arsimin parauniversitar duhet te shikohen njehere rezultatet e saj te konsultohen me eksperte te behet nje debat i hapur dhe pastaj te kalohet ne vendimin per ta ndryshuar serish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›