Ministria e Arsimit Jo metransport falas per mesuesit
Te tjera rreth shkrimit Si llogaritet bileta e mesuesit
TIRANE- Duke filluar qe nga 1 janari i ketij viti ne te gjitha drejtorite arsimore te vendit ka mberritur nje udhezim i cili penalizon mijera mesues ne te gjithe vendin. Behet fjale per heqjen e transportit falas per arsimtaret qe e kane larg shkollen nga vendbanimi i tyre por qe shkojne e vijne brenda dites. Me konkretisht udhezimi i Ministrise se Arsimit i cili u eshte derguar te gjitha drejtorive arsimore dhe rajonale te vendit detajon se do te perjashtohen nga kjo lehtesi te gjithe ata arsimtarem te cilet e kane me pak se 10 km larg shkollen ku japin mesim nga vendbanimi i tyre. Sipas udhezimit te Ministrise se Arsimit do te mund te perfitojne transport falas pra qe u rimbursohet bileta vajtje-ardhje nga shkolla vetem ajo kategori mesuesish te cilet duhet te udhetojne cdo dite mbi 10 kilometra vajtje dhe po aq ne ardhje per te shkuar ne shkollen ku edhe japin mesim. Mesuesit e prekur nga ku ndryshim shprehen te pakenaqur pasi sipas tyre i bie qe nje pjese te rroges tani ta lene ne autobus apo ne furgona. Per te shkuar ne shkollen ku une jap mesim me duhen 50 leke dhe po aq ne kthim i bie 100 leke cdo dite. Llogarit qe cdo muaj te kemi mesatarisht 26 dite mesim dhe une duhet te le plot 2600 leke vetem per urbanin tani - na thote njera prej mesuesve e cila udheton cdo dite nga Tirana drejt nje zone periferike te Tiranes por qe eshte me pak se 10 km larg. ndash Kjo nuk eshte e drejte pasi ne nje rroge modeste marrim. Nuk eshte se marrim 50 mije leke rroge dhe po ankohemi per transportin. Pastaj gjithmone ministria e Arsimit ka siguruar transportin falas te mesuesve. Po eshte keshtu le te na e kompensojne - na thote ajo pa dashur te identifikohet pasi ne zonen ku ajo shkon ka pak mesues. Nderkohe qe te pakenaqur jane edhe mesuesit e tjere te cilet thone se heqja e transportit falas per mesuesit vetem sa u le nje shije te keqe. Ne mundohemi ne maksimum. Keta drejtues perse nuk na shperblejne per punen qe bejme por shkojne menjehere dhe heqin edhe pak ata te mira qe ne kemi. Kjo nuk eshte as e drejte dhe as etike per profesionin e mesuesit - na thote nje tjeter mesues i cili prej vitesh udheton falas me urbanin qe i ka dhene ne dispozicion drejtoria arsimore e qarkut. Sipas udhezimit qe ishte ne fuqi deri me tani dhe qe eshte firmosur ne vitin 2008 sigurohej transporti falas i mesuesve qe punojne larg vendbanimit te tyre ne distance mbi 4 km dhe kthehen brenda dites si dhe transporti i nxenesve te arsimit te detyrueshem qe ndjekin shkollen larg vendbanimit te tyre ne distance mbi 2 km. Udhezimi percakton se shpenzimet per ta mbulohen nga fondet e Buxhetit te Shtetit te planifikuara per cdo drejtori arsimore rajonale/zyre arsimore DAR/ZA.
sg/shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com