E Diel, 1 Nëntor 2026

Basketboll, Golden Eagle Ylli shpallet kampion i Ligës Unike

Golden Eagle Ylli ka fituar Ligën Unike në basketboll për meshkuj për herë të dytë në historinë e klubit.

Klubi nga Theranda mposhti me rezultatin 80-74 Pejën, në finalen e madhe të këtij edicioni të Ligës Unike që u zhvillua në Tiranë dhe u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.

MVP i Final 4 u shpall Scott Bamforth, i cili ndeshjen finale shënoi 22 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›