E Diel, 1 Nëntor 2026

Bayern, Kompany: Do jetë e vështirë kundër Atalantës

Bayern mbërrin në Bergamo si favorit i madh në ndeshjen e raundit të 16-shes të Ligës së Kampionëve kundër Atalantës, por nëse ka një ekip për t’u llogaritur në Evropë, ai është Atalanta. E dinë mirë këtë në Gjermani, pasi kanë eliminuar Borussia Dortmund në fazën eliminatore dhe më pak se dy vjet më parë, në finalen e Ligës së Evropës, ata mposhtën një Bayer Leverkusen në dukje të pamposhtur.

Kjo është arsyeja pse Vincenty Kompany po mbështet qetësinë dhe përqendrimin. “Nuk duhet të shqetësohemi se kush është më i fortë. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer kundër një ekipi të fortë italian, do të jetë e vështirë. Patjetër që do të duhet të përdorim përvojën tonë, por do të duhet të gjejmë edhe një mënyrë për të shënuar për të fituar ndeshjen”, tha trajneri bavarez.

“Ata kanë përvojë në Evropë, fituan një garë evropiane kundër një Bayer Leverkusen shumë të fortë. Janë fizikë, mbrohen në mënyrë agresive, gjë që bëjmë edhe ne. Do të jetë një ndeshje interesante, na pëlqeu të analizonim Atalantën, e cila është e fortë në krosime dhe në zonë, por ne do të mbështetemi në cilësitë tona”, shtoi ai për Sky.

Për Kane: “Ai është në një situatë të mirë, është stërvitur mirë. Do të vendosim nesër sepse nuk duam të rrezikojmë, por sigurisht që do të nxjerrim në fushë ekipin tonë më të mirë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›