Bayern mposht Stuttgartin dhe shpallet kampion i Gjermanisë

Bayern u rikthye nga disavantazhi për të mposhtur Stuttgartin në “Allianz Arena” me rezultatin 4-2 dhe për të siguruar titullin e Bundesligës gjermane për herë të 35-të.
Vizitorët u krijuan frikë vendasve me golin e Fuhrich në minutën e 21-të, por më pas bavarezët bënë një rikthim, duke kompletuar rezultatin në harkun kohor të gjashtë minutave. Në minutën e 31-të, Guerreiro barazoi rezultatin me një krijim të Musiala, dy minuta më vonë Jackson e bëri 2-1 me një asist nga Luis Diaz, dhe më pas në minutën e 37-të, Alphonso Davies shënoi të tretin, edhe një herë me një asist nga ish-lojtari kolumbian i Liverpoolit. Tifozët kishin filluar të festonin, por pjesa e dytë solli edhe qershinë mbi tortë: në minutën e 52-të, Harry Kane shënoi golin e katërt, ndërsa Andres shënoi për miqtë për rezultatin përfundimtarë 4-2.
Ekipi i Vincent Kompany-t siguroi titullin e dytë radhazi, të trembëdhjetën në katërmbëdhjetë sezonet e fundit, vetëm Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos e ka thyer mbretërimin bavarez prej njëmbëdhjetë titujsh radhazi. Tani Bayern mund të përqendrohet plotësisht në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.