E Diel, 1 Nëntor 2026

Manchester City mposht Arsenalin, rihapet gara për titull

Tani mund të themi me bindje, gara për titullin në Premier Ligë është e hapur. Manchester City mposhti Arsenalin 2-1 në ndeshjen e madhe të javës së 33-të, duke e ngushtuar diferencën në tri pikë nga vendi i parë, me të besuarit e Guardiolës që ende kanë ndeshjen kundër Crystal Palace në dorë.

Cherki (16′) dhe Haaland (65′) ndihmuan Guardiolën të festonte kundër nxënësit të tij, Arteta. Goli i Havertz (18′) nuk ishte i mjaftueshëm për “Topçinjtë”, pas një gabimi të bërë nga Donnarumma.

Manchester City ngjitet në 67 pikë, ndërsa Arsenali mbetet në 70. Djemtë e Pep vendosen tri pikë larg ekipit të Arteta-s, duke e rihapur plotësisht garën për titull. Qytetarët ende kanë ndeshjen kundër Crystal Palace për të luajtur, e cila do të vendosë shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›