Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon

3 Nëntor 2026 | 13:02
Futbollisti kosovar Erblin Osmani është përfshirë në listën e Bayern Munichut për ndeshjen e sotme ndaj Atletico Madridit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
17-vjeçari është njëri prej futbollistëve të rinj të përzgjedhur nga gjiganti gjerman për këtë përballje të rëndësishme, duke marrë kështu mundësinë që të jetë pjesë e skuadrës në një prej skenave më të mëdha të futbollit evropian.
Osmani, i cili luan në pozitën e mesfushorit defensiv, është pjesë e akademisë së Bayernit dhe konsiderohet një prej talenteve që po përcillen me vëmendje në klubin bavarez.
Përfshirja e tij në listën e ndeshjes vjen në një kohë kur Bayerni po përballet me disa mungesa të rëndësishme në skuadër, për shkak të lëndimeve.
Përballja ndërmjet Atletico Madridit dhe Bayern Munichut zhvillohet sonte nga ora 21:00, në stadiumin Metropolitano në Madrid.
Në rast se aktivizohet, Osmani do të ketë mundësinë të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, duke debutuar në Ligën e Kampionëve.
Lajme të Sugjeruara
Kane drejt rinovimit me Bayern Mynihun
Harry Kane është shumë pranë vazhdimit të kontratës me Bayern Mynihun, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes së re pritet të bëhet brenda ditëve të ardhshme. Sulmuesi...
09:54 | 03/11/2026
- 13:00 Alarm për bombë në avionin që fluturonte nga Izraeli, kryhet ulje emergjente në Sofje
- 12:56 Analiza/ Vuçiç dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet
- 12:48 Berisha thirrje shqiptarëve: Të shtunën në orën 12:00, protestë në mbështetje të studentëve
- 12:35 Mali i Zi mund ta nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027
- 12:31 Ndihmoi Ergys Agasin gjatë arratisë, Apeli i GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Embro Sulejmanin
- 12:24 Kryeministri i Ukrainës: Nuk mund të përjashtohemi përgjithmonë nga tregu i BE-së
Kryefaqja