E Martë, 3 Nëntor 2026

Baza e drogës në Pezë/ Detaje nga arrestimi i dy ‘furnitorëve’ në Tiranë, nën vëzhgim prej 3 muajsh

Të tjera detaje janë zbuluar nga operacioni i policisë I koduar ‘furnitorët’, që coi në pranga dy të rinj në Tiranë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Referuar burimeve nga grupi hetimor, gazetarja Bleona Sari tha për ABC News, se agjentët e antidrogës kishin mbi 3 muaj që mbanin në vëzhgim dy të rinjtë të cilët ishin edhe me rol furnizues.

Bazën e kishin në Pezë të Tiranës, aty ku e përgatisnin lëndën narkotike, kanabis dhe kokainë, e ndanin në doza dhe e shpërndanin nëpër grupe në zona të ndryshme të Tiranës, si Kombinat, Selitë, Tiranë e re, Bllok e zona të tjera.

Të arrestuarit janë Roland Spahiu dhe Braild Aga të cilën u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Ura e Beshirit – Pezë”./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›