Begaj dekreton shkarkimin e ministrave dhe emërimin e të rinjve në detyrë

Presidenti Bajram Begaj i ka dhënë dritën jeshile propozimeve të kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar shtatë ministra.
Edona Bilali, Olta Xhaçka, Milva Ekonomi, Evis Kushi dhe Frida Krifca nuk do të jenë më pjesë e kabinetit qeveritar.
Ndërsa Delina Ibrahimaj është emëruar në krye të ministrisë së shtetit për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit dhe Ogerta Manastirliu do të drejtojë ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Presidenti nga ana tjetër ka dekretuar ministrin Igli Hasani si shef të diplomacisë shqiptare, Ervin Mete në krye të financave dhe ekonomisë, Albana Koçiu ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Anila Denaj ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Arbjan Mazniku ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.
Këtë të hënë pritet që kuvendi i Shqipërisë të vulosë me votë, ndryshimet e bëra në qeveri.