E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj pret delegacionin nga Koreja e Jugut: Forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti sot në një takim një delegacion të grupit parlamentar të miqësisë Koreja e Jugut-Shqipëri.

Gjatë bisedës më anëtarët e Asamblesë Kombëtare koreane, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e lidhjes ndërparlamentare midis dy vendeve për të forcuar dialogun politik. partneritetet ekonomike, si edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore midis dy vendeve.

Presidenti Begaj përgëzoi deputetet koreanë për kontributin e dhënë përmes grupit parlamentar të miqësisë duke inkurajuar forcimin e këtij bashkëpunimi.

Shkëmbimet në këtë nivel, vlerësoi Presidenti Begaj shërbejnë për forcimin e besimit politik duke hapur dyert për bashkëpunime në fusha të rëndësishme me interes të ndërsjellë midis dy vendeve.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›