E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj viziton shkollën dygjuhëshe në New York: Urë lidhëse mes brezave, kulturave dhe kombeve

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në shkollën amerikane të qytetit të New York-ut,  P.S.108 Philip J.Abinanti, e cila aplikon për herë të parë programin akademik dygjuhësh shqip-anglisht.

Duke e vlerësuar këtë model unik për gjuhën shqipe, jo vetëm në SHBA, por dhe në botë, Presidenti Begaj theksoi se ai përfaqëson një investim të çmuar për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan.

Për sa i përket kurikulës së këtij programi dygjuhësh që përfshin të gjitha lëndët e kurikulës, Presidenti Begaj u shpreh se në këtë mënyrë shqipja është tashmë në nivelin e gjuhës akademike, pasi fëmijët shqiptarë po arsimohen në gjuhën amtare.

“Më tepër se sa risi, programi shërben si urë lidhëse midis brezave, kulturave dhe kombeve”, u shpreh Presidenti Begaj në prani të nxënësve, mësuesve dhe prindërve, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe senatores së kësaj zone, ndërsa shprehu mirënjohje për nismëtarët e kësaj shkolle dhe të gjithë shqiptaro-amerikanët që mbajnë gjallë identitetin e tyre.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›