E Diel, 1 Nëntor 2026

Pritet shkarkimi i Erion Veliajt, vendimi i qeverisë i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë

Qeveria do të mblidhet sot në orën 12:00 dhe pritet që një ndër vendimet që do të marrë është ai për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Ky hap vjen një ditë pasi prefekti i Tiranës njoftoi Këshillin e Ministrave, për shkarkimin e Veliajt nga Këshilli Bashkiak.

Firma e kryeministrit Rama që zyrtarizon largimin e Erion Veliajt i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.

Në një mbledhje të zhvilluar dje me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit, kryeministri Rama deklaroi se Tirana mund mund të vijojë të qëndrojë pa një kryetar që të drejtojë punët nga zyra.

Ndërkohë, socialistët kanë zgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidaten e mazhorancës për bashkinë më të madhe në vend./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›