Beogradi po mbyll shkollat shqipe
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa kërkon nga faktori ndërkombëtar që të angazhohet edhe më tej për të përmirësuar statusin e shqiptarëve në këtë rajon.
Mustafa theksoi se faktori ndërkombëtar duhet të vazhdojë edhe më tej angazhimet për të përmirësuar statusin e shqiptarëve në këto komuna, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Ftojmë faktorin ndërkombëtar të angazhohet edhe më tej në interes të realizimit të të drejtave më elementare të shqiptarëve, konform konventave, ligjeve dhe dokumenteve tjera të shteteve me demokraci të lartë në vendet Evro-Atlantike”, tha Mustafa.
Sipas tij, vendimi i qeverisë serbe, për mosnjohjen e diplomave universitare të arritura në Republikën e Kosovës, por edhe ato të vërtetuara me vulën e UNMIK-ut, nuk është gjë tjetër përveçse përgatitje për mbylljen e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës.
“Kjo është një dukuri e viteve të nëntëdhjeta e aplikuar ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ky vendim është interpretuar si mendim i lirë i ministrit të tanishëm të Arsimit nga qeveria serbe, megjithatë nuk do mend se së shpejti do të përpiqen autoritetet e ministrisë së Arsimit në qeverinë serbe ta rikthejnë mendimin në vendim”, tha Mustafa.
Ai ftoi institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Serbi të angazhohen për të parandaluar këtë dukuri, pasojat e së cilës i kemi të njohura në të kaluarën e afërt e jo më shumë se një dekadë e gjysmë.
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008