“Buxheti 2009, jashtë çdo interesi partiak”
Autori i Lajmit: red.
Buxheti i vitit 2009 me vlerë 5.2 miliardë dollarë, është projekti më i madh e më ambicioz që mazhoranca do të prezantojë për votim në sesionin e ri parlamentar. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të demokratëve, përpara seancës së parë të këtij sesioni, kryeministri Sali Berisha garantoi se buxheti do të ketë një ndarje jashtë çdo interesi partiak apo elektoral pavarësisht se jemi në një udhë parazgjedhore. Kreu i Ekzekutivit vuri në dukje se ky buxhet është shembulli me i mirë mbi mbajtjen premtimeve nga ana e Qeverisë që ai drejton, të bëra në vitin 2005, vit në të cilin mazhoranca erdhi në pushtet. Kreu i Ekzekutivit garantoi gjithashtu se Buxheti i vitit 2009 garanton përfundimin e veprave të mëdha në fushën e infrastrukturës, duke sjellë si shembull faktin se nëse në 3 vjet kjo Qeveri ka ndërtuar 1000 km rrugë. Një vëmendje e veçantë në këtë buxhet i kushtohet edhe zhvillimit të qëndrueshëm rural. Kryeministri garantoi se Qeveria ka një strategji të detajuar sa i takon stabilitetit dhe zgjerimit të reformave në këtë aspekt. Kryeministri u ndal në masat që ka ndërmarrë qeveria për mbajtjen nën kontroll të inflacionit, pasi sipas tij, ai godet më shumë se të gjithë të tjerët, njerëzit me rroga të ulëta, pensionistët dhe ata të cilët kanë më pak. “Inflacioni është ndër armiqtë më të egër të njeriut të varfër, të atij që merr pak. Zhurmë e madhe u bë nga opozita dhe mediat e kontrolluara prej saj, por e vërteta është se inflacioni vjetor, i nxjerrë në muajin gusht, është 2.5 për qind, pra është një ndër më të ulëtit në Evropë”, - tha Kryeministri. Edhe pse Qeveria është zotuar t i përgjigjet çdo rritjeje të inflacionit në vend, Kreu i Qeverisë vuri në dukje se gjatë muajve të verës inflacioni pati rënien më të ndjeshme se ndonjëherë për shkak të prodhimit të bollshëm që ka pasur, por edhe të faktorëve të tjerë. Duke u ndalur te rritja e shpejtë ekonomike në vend, Berisha theksoi se konsolidimi i disiplinës fiskale ka pasur një rol madhor përcaktues në këtë drejtim. “Pa një disiplinë fiskale nuk ka liri tregu, ka klientelë, ka kontrabandë dhe monopole. Kjo është ana më e rëndësishme e kësaj disipline fiskale që është instaluar. Me buxhetin e vitit 2009 Shqipëria mund të ndërmarrë çdo projekt të madh në interes të qytetarëve të saj”, - vlerësoi Kreu i Qeverisë. Në këtë drejtim, ai vlerësoi të gjithë ata që kanë zbatuar me vendosmëri një politikë fiskale, e cila pavarësisht nga ulja më e madhe e taksave, ka rritur të ardhurat me 22 për qind, sa në asnjë vend tjetër të këtij kontinenti. Gjithashtu, Kryeministri garantoi se pavarësisht se viti i ardhshëm është një vit zgjedhor, qeveria do të bëjë çdo përpjekje që ky proces të mos ndikohet nga procesi zgjedhor dhe që performanca financiare dhe buxhetore të mos pësojë lëkundje. Ai përmendi më tej premtimet për rritjen e pensioneve dhe pagave.
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008