E Premte, 6 Nëntor 2026

Bëri video me mjete prerëse në rrjetet sociale, vihet në hetim i mituri

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Policia ka vënë në hetim një të mitur i cili është shfaqur në një video në rrjetet sociale, me një mjet prerës.

Policia njofton se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 13 vjeç që shfaqet në video, banues në Tiranë.

Sipas policisë, në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Policia bën me dije se i mituri ka publikuar në rrjete sociale, një video ku shfaqet duke mbajtur një mjet të dyshuar prerës me hapje (flutur) dhe nga verifikimet e kryera rezulton se kjo video është filmuar para një muaji. Materialet i kaluan Prokurorisë. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›