E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gazheli në Azerbajxhan: Doganat, rol strategjik në mbrojtjen e mjedisit

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Në kuadër të konferencës së 29-të të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP29), u mbajt në Azerbajxhan konferenca me temë “Doganat e gjelbra: Dialogu mes drejtuesve të doganave”.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli së bashku me drejtues të doganave nga vende të ndryshme të botës dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Doganave morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komiteti Shtetëror i Doganave të Republikës së Azerbajxhanit, ku për herë të parë u diskutuan çështjet doganore që lidhen me mbrojtjen e mjedisit.

Duke diskutuar për rëndësinë e ngjarjes kushtuar nismës “Dogana e gjelbër”, në këtë konferencë u theksua roli strategjik i shërbimeve doganore në mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë drejtim.

Ky aktivitet shënoi një një hap të rëndësishëm si në zgjidhjen e problemeve globale mjedisore, ashtu edhe në rritjen e rolit të autoriteteve doganore në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Në takim u diskutuan gjithashtu masat e marra nga shërbimet doganore për të mbështetur nismën e Doganës së Gjelbër duke theksuar rolin e autoriteteve doganore në ekuilibrin ekologjik dhe mbrojtjen e mjedisit. /j.p/

1 nga 4

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›