E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Bashkite te bashkepunojneme studentet e akademise se arteve

TIRANE ndash Kryeministri Sali Berisha ne nje vjetorin e liberalizimit te vizave ka vleresuar ecurine positive te levizjes se shqiptareve ne keta 12 muaj.
Sot nje vit me pare ne levizem te lire pa viza ne Europe. Ky vit ka deshmuar seriozitetin e autoriteteve shqiptareve ndaj vendimit por edhe deshiren e shqiptareve per te respektuar rregullat tha Berisha gjate ceremonise ne 45 vjetorin e krijimit te Universitetit te Arteve.

BERISHA BASHKITE TE KTHEJNE SYTE NGA ARTI
Ne fjalen e tij ne takimin e mbajtur ne sallen e akademise se arteve i ka cilesuar artistet si krenaria e kombit.
Ju artistet e te gjitha zhanreve jeni elementi me fin i kenaqesise se njeriut. Duke percjelle eksperiencen e ndenjave tek te tjeret jeni me shume se te tjeret pjese e krenarise kombetare te qytetareve. Me asgje nuk krenohen qytetaret e nje vendi me shume se me artistet e vet. Por kjo nuk eshte e rastit. Tek ata ekziston vetedija se jeta merr ngjyrat nga ju. Vepra juaj lidhet me identitetin e kombit tone. Ashtu si bleta edhe artisti mbledh veprat me fine per te kuruar identitetin e kombit te vet deklaroi kryeministri Berisha.

Kreu i qeverise tha se nga ky universitet kane dale kollose ne te gjitha artet dhe ne keta 20 vite ndonese jo me perkrahjen e merituar ata ia kane dale te perfaqesojne kulturen shpirtin e ketij vendi.
Do financojme universitetin dhe studentet qe te shpalosin vlerat shqiptaret pavaresisht mundesive te tyre ekonomike dhe te kene mbeshtetjen e domosdoshme nga trupi pedagogjik tha Berisha ndersa kerkoi qe ministria e kultures te mbeshtese fuqishem bashkepunim me artistet shqiptare ne bote qe te kete nje teresi te pakeputur kombetare.
Jemi ne prag te 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise. Ju bej nje thirrje Te bejme gjithcka qe ti derdhim ne nje vit ndjenjat tona ne vepra. Autoritetet te vendosin bashkepunim me universitetin e arteve se ketu ka talente qe mund te shnderrojne pamjet e qyteteve. Kryebashkiaku Basha me tregoi punet e disa studenteve dhe idete e tij per te punuar me ta per te ndryshuar Tiranen. Ne kete menyre me shume pak perpjekje u japim qyteteve pamjen qe meritojne nepermjet veprave deklaroi kryeministri Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›