Berisha: De facto SPAK nuk ekziston më, protestat rruga e vetme

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot, në konferencë për mediet nga selia e kësaj partie, se nuk ka pasur kurrë dyshime në lidhje me pavarësinë e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas tij, SPAK është në kontroll të plotë të Kryeministrit Rama.
I pyetur nga gazetarët nëse SPAK do të ketë fuqinë të hetojë pasi Kuvendi mori vendim për të mos lejuar arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha pranoi se ka njerëz që bëjnë ligjin, besnik të ligjit.
“Ndaj dhe duhet pranuar se de fakto, SPAK nuk ekziston më. Misioni i tij është hetimi dhe ndjekja penale e personave me imunitet dhe krimit të organizuar”, u shpreh Berisha.
“Kjo është situata, mbeten vetëm shqiptarët të thonë fjalën e tyre, të marrin në dorë fatin e tyre, protestat”, shtoi ai.
Sipas Berishës, protesta e radhës do të jetë shumë shpejt dhe shumë e fuqishme, ndërsa e cilësoi rrugën e vetme për të nxjerrë vendin nga situata.
/r.e/