E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Gligorov njerii paqes dhe sigurise

Te tjera rreth shkrimit Topi mesazh ngushellimi Ivanov Vdes arkitekti i pavaresise maqedonase TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ngushelloi kryeministrin e Maqedonise Nikola Gruevski dhe familjen e te ndjerit Kiro Gligorov ish-President i Maqedonise. Kreu i qeverise theksoi se humbja e Gligorov eshte nje humbje e madhe jo vetem per Maqedonine.
Vdekja e ish Presidentit te Republikes se Maqedonise Kiro Gligorov eshte nje humbje e madhe per Maqedonine dhe miqte e saj ne Rajon dhe ne Bote.
Si themelues i shtetit te pavarur te Maqedonise dhe presidenti i pare i zgjedhur ne menyre demokratike i saj Kiro Gligorov dha nje kontribut te cmuar ne paqen dhe stabilitetin e Maqedonise dhe te rajonit te jugut te Ballkanit si dhe ne bashkepunimin rajonal.
Me urtesi dhe vendosmeri Gligorov perballoi perpjekjet per perfshirjen e Republikes se Maqedonise nen ombrellen e Serbise si dhe perpjekje te tjera qe synonin skenare te tjere per kete vend mik.
Me kete rast deshiroj tju shpreh Ju zoti kryeminister dhe familjes se te ndierit Gligorov ngushellimet me te sinqerta per kete humbje te rende te vendit mik dhe te lutem bashke me Ju qe shpirti i presidentit Gligorov te gjeje paqen e merituar shprehet kryeministri ne mesazhin e tij te ngushellimit.
aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›