E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Historia e vendit do te ndryshoje

TIRANEuml - Ne fakt per kryeministrin Berisha me shume se situate politike kryefjala e vitit 2012 do te jete 100 vjetori i Shpalljes se Pavaresise se Shqiperesi. Edhe sot ai tha se do te behet gjithcka per ta shnderruar ne nje dite te medha ndersa perseriti serish nevojen e rishkrimit te historise.
Te dalim jashte te gjitha skemave te monizmit dhe ta pasqyrojme realitetin sic ka qene. Stadi i zhvillimit te kombit kthimi ne komb urban ne 100 vjetorin e pavaresise ben qe keto te pasqyrohen me nje qendrim te ri dhe rivleresim te shqiptareve ndaj vetes se tyre. Disa kane pasion patologjik ta shajne e nxijne kete vend. Ky fakt ekziston tek nje pjese e vogel e shqiptareve. Permendin fjalen krize kur vendi nuk e ka njohur. Ketij vendi i veshin cdo record te zi dhe keshtu vendi yne del ne histori me rekorde te zeza deklaroi kreu i qeverise ne takimin e pare me kabinetin qeveritar.
Ai me pas renditi vrasjen e kundershtareve te regjimit apo luften ndaj institucioneve te kultit si disa prej fenomeneve qe njollosin edhe historine e vertete te shqiptareve.Shqiptaret kane 1 mije arsye per te vleresuar veten. Anje komb nuk del nga varferia me ate shpejtesi sic bene shqiptaret. Ndaj duhe ta shderrojme ne nje dite te madhe 28 nentorin 2012. Ky vit duhet te na frymezoje per nje qendrim te ri ndaj te shkuares dhe te sotmet perseriti kryeministri Berisha.
Ai tha se 12 muajt ne vijim do te jene histori suksesi per ekonomine shqiptare.

Ne fjalen e tij kryeministri Berisha u shpreh

Te nderuar zoterinj ministra

Duke iu uruar edhe njehere Gezuar vitin Ri deshiroj tu uroj ju bashkepunetoreve tuaj ekipeve dhe te gjithe administrates se ketij vendi nje vit per secilin prej tyre plot gezime suksese shendet e mbaresi.

Deshiroj te shpreh edhe njehere falenderimin tim per punen qe kane bere por edhe kenaqesine qe nisim kete vit vitin jubilar te 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise me te qarte me te vendosur me optimiste me te sigurte se kurre ne histori dhe une deshiroj qe te siguroj qytetaret shqiptare qe do te bejme gjithcka per ta kthyer kete vit ne vitin e merituar te Shqiperise nje vit sic e meriton Shqiperia ne 100 vjetorin e pavaresise se saj.

Te bejme nje perpjekje te madhe per te nxjerre ne pah te vertetat e medha kombetare te me shume se 100 viteve e fundit nje perpjekje te madhe per nje veshtrim te qyteteruar te te gjitha zhvillimeve te ketij vendi nga vitet lsquo870 deri ne vitin 1912 nje perpjekje te madhe per ta shnderruar kete vit ne nje stacion te ri te madh per vizionin e 100 vjecarit te ardhshem te Shqiperise.

Ndaj dhe eshte shume normale qe cdo gje gjithcka ne veprimtarine tone ne duhet ta veshtrojme te shqyrtojme ne kete kontekst. Ky vit duhet te jete viti i themelit te 100 viteve qe vijojne i vizonit te Shqiperise per 100 vitet e ardhshme.

Ky vit duhet te jete nje vit ne te cilin qytetaret shqiptare te ndihen me krenare se kurre me te vleresuar se kurre ne historine e tyre te ndihen krenare me ato qe kane realizuar ata vete paraardhesit e tyre te ndihen krenare me vizionin qe mbeshtesin dhe te ardhmen qe jane te vendosur te ndertojne ne integrimin e Shqiperise ne BE.

Uroj dhe shpresoj qe ky vit te frymezoje cdo shqiptar per nje fillim te ri ne qendrimet e tij ndaj te shkuares ndaj te sotmes ndaj vendit. E them kete sepse asnje komb nuk e ka historine tij pa dritehije. Edhe ne shqiptaret nuk e kemi te tille. Kjo eshte historia por merita eshte qe te vertetat te thuhen dhe qe ato te thuhen ne nje menyre te qyteteruar. Merita eshte qe te dalin jashte te gjitha skemave te demonizimeve dhe te pasqyrojne realitetet ashtu sic ka qene. Natyrisht kur them demonizimet jo me pak te pavlefshme jane hyjnizimet. Keshtu qe stadi i zhvillimit te kombit shqiptar shnderrimi i tij ne komb urban 100 vjetori i Shqiperise e bejne te domosdoshme te pasqyrohen te gjitha keto me nje qendrim te ri te shqiptareve ndaj vetes se tyre dhe kur them ndaj vetes se tyre e them me bindjen me te madhe sepse shqiptaret kane nevoje per nje rivleresim te vetes se tyre sepse kane bere shume sepse kane arritur shume. Ka nje te vertete qe ne qofte se nuk perfill veten tende askush nuk ka pse te te perfille. Kombet jane si individet. Ne nje kohe lirie dhe ky eshte nje fat i madh jane te lire zerat te cilet kane pasion patologjik te nxijne dhe te shajne cdo dite. Dhe ata kane patur dhe do te kene te drejte ta bejne kete sepse nje vend i lire nuk ben censure. Eumlshte fatkeqesi por ky pasion ekziston tek nje pjese e vogel e shqiptareve te cilet duan te nxijne me cdo kusht realitetin. Sa e sa here e kane permendur fjalen krize gjate ketyre 5 viteve per kete vend i cili ka meriten e jashtezakonshme se nuk e njohu krizen. Ketij vendi ka fatkeqij qe cdo rekord te zi jane te gatshem tja veshin dhe ky vend del ne historine demokracise me rekordet me te zeza sepse pati fatin te sundohej nga diktatori me i pashembullt me mizor i pas Luftes se Dyte Boterore. Ne nje dreke me Presidentin Gorbacov po i tregoja se ne kete vend numerohen 830 gra te ekzekutuara. Ai u rrenqeth. Po i tregoja se si diktatori porosiste qe te pershendetej me nje plumb pas qafe Zai Fundo dhe kete e shkruante me doren e tij. Bashkebiseduesi me thote se kete nuk e ka bere asnje diktator. Ata vertete kane kryer te gjitha barbarite por me doren e tyre nuk i kane shenuar. Te gjitha keto sigurisht qe kane hedhur balte mbi ne. Barbaria qe u krye ndaj institucioneve te kultit ishte unike ne rruzullin tokesor. Ishte lendim fyerje poshterim maksimal per vendin por ishte gjithashtu nje lendim per te gjithe besimtaret e Zotit kudo qe ata ishin.

Zhvillimet e shqiptareve ne liri jane zhvillime nder me te jashtezakonshmet e nje kombi te lire ndaj edhe shqiptaret kane njemije e nje arsye per te qene krenare per te vleresuar veten e tyre per te nderuar vendin e tyre. Asnje komb ne histori nuk ka dale me shpejt nga varferia sic ka dale kombi shqiptar. Asnje komb nuk po ecen me shpejtesi te madhe drejt niveleve te larta te zhvillimit sic po ecin shqiptaret. Ndaj dhe ne duhet te bejme gjithcka qe te kete vit ta shnderrojme ne vitin e vizionit te 100 viteve qe vijne ta shnderrojme vitin e nje fillimi te ri per shqiptaret dhe per Shqiperine.

Zoterinj ministra

Per cdo qytetar shqiptar dua te informoj se te ardhurat tatimore dhe doganore me 31 dhjetor te viti 2011 ishin 295 miliard leke ishin 400 milion dollare me shume se ne vitin 2009. Po i referohem vitit 2009 nuk mund te shkoj te viti 2004 kur ne total ato ishin 97 miliard leke. Pra performanca e ekonomise shqiptare ne vitin 2011 ishte e atille qe realizoi te ardhura me shume se kurre ne historine e vendit realizoi 295 miliarde kundrejt 255 miliarde qe kane qene ne total ne vitin 2009 pra ekzaktesisht 400 milion dollare me shume ekzaktesisht rruga Elbasan-Tirane me shume. Duke theksuar kete eshte ne detyren tone qe kete vit ta shnderrojme ne nje vit suksesi edhe me te madh.

Ne radhe te pare une dua te garantoj opoziten se jemi te vendosur ti qendrojme marreveshjes qe arritem pike per pike sikunder theksoj dhe dua te theksoj se askush dhe per asgje nuk do te mund te marre peng ecurine e ketij vendi. Politika e pengut zgjati por deshtoi. Nje vend i lire nuk mund te merret peng kurre. Nje vend i lire me besim tek liria me besim tek ligji dhe kushtetuta e tij demokratike nuk mund te merret peng nga askush. Ndaj dhe ne qendrojme te vendosur dhe te hapur per nje bashkepunim te hapur dhe te sinqerte ne interesin me te mire te vendit sikunder qendrojme te vendosur per zbatimin me rigorozitet te ligjeve dhe te Kushtetutes se ketij vendi. Uroj dhe deshiroj qe ato ligje qe presin te votohen me tre te pestat sic eshte marreveshja uroj dhe deshiroj dhe jam i vendosur te bej cdo gje per reforme elektorale te suksesshme.

Ky eshte viti i zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Ju garantoj se do te zgjidhet kryekeput dhe teresisht ne perputhje me Kushtetuten e vendit por cdo perpjekje per ti imponuar Shqiperise per ti kushtezuar asaj deshira suplementare ne raport me Kushtetuten do te pesoje deshtimet qe kane pesuar te tjerat.

Uroj qe te bejme perpjekje te medha per ti dhene vendit nje President ne lartesine e detyrave ne lartesine e Kushtetutes dhe te ligjeve te vendit me integritet te plote.

Ky vit eshte nje vit ne te cilin kriza ka marre permasa te medha ne zone e euros cka tregon se nga ne kerkohet nje vendosmeri shume e madhe per te zgjeruar cdo dite e me shume frymemarrjen dhe lirine ekonomike. Ne nuk kemi alternative tjeter per te mbajtur rritjen ekonomike per te vazhduar me ambicie programet tona projektet tona pervecse performances ekonomike.

Zoterinj ministra

Ne qofte se ju lexoni ligjin e koncesioneve i cili duhet te plotesohet me urgjence me nenet e partneritetit publik privat ne qofte se veshtrojme potencialet e medha qe kemi ne kete vit mund te tejkalojme qartesisht pavaresisht nga kriza ne rajon objektivat tona ambicioze. Le te dergojme ne mesazhe ne te kater anet se ne kete vend investohet se ky eshte nje vend mikprites per investitoret dhe investimet e huaja. Ne beme disa hapa shume te rendesishem ne shpallem faljen e cila nuk pati rikthimin e kapitalit qe mund te rikthehej por per ne rendesi te jashtezakonshme pati fakti qe fituan qytetaret me shume se gjithe te tjeret. Deri me tani 15 mije familje kane rivleresuar pronat e tyre. 15 mije familje bejne tani transaksione me pronat e tyre duke paguar gjithesej 1 pra u krijua me kete rast nje frymemarrje e madhe te tregun e pasurive te paluajtshme sepse ishte nje pengese pagesa qe duhet te benin ndaj dhe kjo per shkak te kerkesave te panumerta u shty deri me daten 31 mars. Uroj dhe deshiroj qe edhe biznesmenet te perfitojne. Ne nuk e vecuam e beme te plote sic ishte por e verteta eshte qe motivi kryesor qene qindra dhe mijera kerkesa te qytetareve per banesat e tyre.

Ne kemi shanse qe te tejkalojme kete vit objektivat tona shume te mirestudiuara. U fol u rane borive se kane rene te ardhurat. Doganat shqiptare e kane mbyllur me 101 . Tatimet kane lene 2 apo 3 me pak . Ne total te ardhurat jane me shume se asnje vit jane 400 milion dollare me shume se viti 2009. Eksportet e dhjetorit kane shenuar rekord me 170 milion dollare. Ky eshte modeli qe funksionon por ky model mund te funksionoje me mire ne cdo qelize te tij me angazhimin tone te plote.

Ky vit eshte viti i Shqiperise dixhitale prandaj zoterinj ministra ne axhenden tuaj te pare do te jene Shqiperia dixhitale. Te gjitha projektet dixhitale dhe zbatimi i tyre me perparesi absolute jane puna juaj e perditshme. Nuk ka sherbim me te madh qe mund ti behet ketij vendi sesa ne 100 vjetorin e tij ta bejme nje vend dixhital.

Viti ka nje apel te madh per ne qe te jete ky viti i sukseseve me te medha i arritjeve me te medha ne menyre qe te deshmoje se jemi ne nje vit jubilar se jemi mirenjohes pa kufij ndaj te gjithe atyre qe u flijuan qe Shqiperia sot te jete e lire dhe e pavarur 100 vjecare ndaj te gjithe atyre qe me lumenj djerse bene gjithcka qe ky vend te arrije sot aty ku ka arritur. Ne nje prej treguesve kryesore absolut me themelor te cdo shteti qe eshte banesa vendi yne le sot pas 4 deri 5 vende te zhvilluara anetare te OECD dhe BE. Le te vazhdojme ne qe te bejme gjithcka qe kjo gare ne te gjitha fushat te ece me shpejtesine me te madhe te mundshme.

Edhe njehere Gezuar Ju uroj Gezuar vitin e Ri ju gazetareve me shume suksese mirenjohje per punen e shkelqyer qe beni per informacionet dhe lajmet me te cilat ju mbushni hapesiren informative te vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›